Shqipëria
Edhe në Shqipëri mashtrime me bileta nga agjencitë e udhëtimeve
Sipas burimeve, ka patur raste që qytetarëve i është shkaktuar dëm ekonomik deri në 1 000 euro për disa bileta
Disa qytetarë kanë denoncuar muajt e fundit në Policinë e Tiranës mashtrimin që u ka ndodhur me disa agjenci udhëtimesh ku janë drejtuar për bileta avioni.
Sektori kundër Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës ka në hetim tre agjenci të cilat janë proceduar edhe penalisht për mashtrim.
Qytetarët prisnin bileta për udhëtime, por në të vërtetë ata nuk e dinin që kishin rënë pre e një mashtrimi, raporton “TCH”.
Pasi rezervonin biletat që porosisnin qytetarët, agjencitë “fantazmë” i anulonin ato ose shpallnin falimentin, duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, përcjell albinfo.ch.
Sipas burimeve, ka patur raste që qytetarëve i është shkaktuar dëm ekonomik deri në 1 000 euro për disa bileta.
Skema të tilla mashtrimi janë konstatuar edhe vitet e kaluara, madje, sipas analizës së policisë, këto agjenci hapen për një periudhë të shkurtër kohore, enkas për këtë qëllim.
Për këtë arsye, ekspertët sugjerojnë që qytetarët t’u drejtohen vetëm agjencive serioze dhe që kanë vite që operojnë në treg
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!