Lajme

Edhe në një kazermë tjetër, ushtarë të sëmurë nga diarreja

Fillimisht janë paraqitur 30 rekrutë dhe jo të gjithë ata kishin nevojë për ndihmë mjekësore

Pasi që të enjten, në kazermën në Jassbach të Bernës 50 ushtarë të sëmurë nga diarreja ishte dashur të dërgohen në spital, një fat të ngjashëm e kanë pasur mbrëmë dhe sot edhe rreth 30 ushtarë nga kazerma në Biere, Kantoni Vaud.

Në natën në mes të të enjtes dhe të premtes ata filluan papritmas të ankohen për simptomat e diarresë, ka vërtetuar zëdhënësi i ushtrisë, Stefan Hofer, shkruan 20minuten.ch.

Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për infektim me “Noro Virus”.

Fillimisht janë paraqitur 30 rekrutë dhe jo të gjithë ata kishin nevojë për ndihmë mjekësore, transmeton albinfo.ch.

“17 nga rekrutët, të cilët janë trajtuar, janë tashmë sërish në terren”, ka thënë Hofer. Vetëm dy të tjerë vazhdojnë të trajtohen në repartin mjekësor”.

Në Jassbach, ku nga diarreja ishin trajtuar 50 ushtarë, katër prej tyre kanë qenë në gjendje kritike. Por ndërkohë të gjithë ata janë shëruar dhe sot kanë qenë në gjendje normale shëndetësore.