Integrimi

Edhe në Lozanë festohet 6 vjetori i pavarësisë së Kosovës

Me 15 shkurt 2014 duke filluar nga ora 19 SH.K.A „Teuta“ kishte organizuar një mbrëmje për pavarësinë e Kosovës

Shqiptarët, kudo  nëpër botë, në secilën pëllëmbë të tokës ku janë shpërngulur, qoftë në lindje apo në perëndim kanë shënuar 17 Shkurtin, ditën e pavarësisë së shtetit të tyre.

Një manifestim i tillë që tuboi shqiptarë dhe zviceranë me rastin e 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u mbajt në Lozanë.

 Kjo festë e organizuar nga Shoqëria Kulturore Artistike “Teuta” u mbajt në  Maison du quartier ( shtëpi e lagjes) në Chailly, ku përveç artistëve në skenë, publikut, ushqimit tradicional të përgatitur nga gratë e kësaj shoqërie, nuk mungojë as prezenca e miqve zviceranë, ku ndër të tjera përgjegjësi i këtij objekti Gerald Moquet mori dhe fjalën duke theksuar që prezenca e shqiptarëve dhe vet ajo e shoqërisë kulturore artistike “Teuta” i jep ngjyrë dhe jetë këtij objekti. Ky manifestim është mbështetur nga bashkatdhetari ynë Enver Bajrami, pronar i restorantit Brasserie- në Chailly, me ç’rast shoqëria kulturore artistike “Teuta” ka dhurua  një mirënjohje.

Programi ka filluar nën tingujt e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, me një minutë heshtje për nderim të martirëve të kombit tonë, për të vazhduar me këngë dhe valle.

 Këtë shoqëri çka e bënë më të veçantë nga shoqëritë tjera, përveç cilësisë, talentit për muzikë dhe organizimit, është edhe bashkëpunimi me shoqëritë e tjera, ku këta të fundit kësaj here prezantimin e programit të tyre i’a kishin besuar artistes dhe prezantueses, Saranda Gërvalla Ademi, e cila ka theksuar se ndjehet e lumtur që ishte pjesë e asaj mbrëmje dhe pjesë e asaj skene artistike.

Kryetari Florim Krasniqi ne emër të Shoqërisë Kulturore Artistike “Teuta” ia ka uruar të gjithë shqiptarët që të gëzojnë në paqe e lumturi pavarësinë e Republikës së Kosovës.

S.Ademi