Gjuha

Edhe në Itali fillon mësimi në Gjuhën Shqipe

Shkolla shqipe Scanderbeg në Parma pas një sërë përgatitjesh, do të nis kursin e gjuhës dhe kulturës shqipe në Parma të Italisë, përcjell albinfo.ch.

Ditën e shtunë në orën 15:00 të gjithë nxënësit e regjistruar deri tani do të jenë në lidhje online me mësuesit e shkollës shqipe Scanderbeg në Parma.

Shkolla, e organizuar me mësues vullnetarë, vihet në shërbim të komunitetit si mundësi për të rinjtë e fëmijët shqiptarë të lindur larg atdheut. Mësimi do të mbahet në distancë, sipas rregullores së vendit, çdo të shtunë nga ora 15.00. Lëndët mësimore që do të jepen janë: abetare, gjuhë e letërsi shqipe, histori e gjeografi shqipe, muzikë e tradita shqiptare, pikturë e art pamor.

Shkolla shqipe “Scanderbeg” në Parma është themeluar në tetor të 2009-ës dhe prej 11 vjetësh tashmë ndihmon në ruajtjen e mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës në brezat e rinj.