Lajme
Edhe ministri Parmelin rezultoi pozitiv me koronavirus
Ai është në izolim dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia, pasi ka anuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për ditët në vijim
Ministri Guy Parmelin, deri para dy muajsh president federal, ka rezultuar pozitiv me koronavirus të shtunën në mëngjes.
Ai kishte bërë testin pasi kishte përjetuar simptoma të buta, thuhet në njoftimin e Departamentit Federal të Ekonomisë, Edukimit dhe Kërkimit, të drejtuar nga Parmelin, shkruan srf.ch.
Këshilltari federal është në izolim dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia, transmeton albinfo.ch. Ai ka anuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për ditët në vijim.
Të mërkurën e kaluar kishte rezultuar pozitiv me koronavorus ministri i Shëndetësisë, Alain Berset rez. Ai gjithashtu kishte ndjerë simptoma të lehta përpara se të testohej. Berset më pas kishte anuluar të gjitha takimet dhe kishte shkruar në izolim.
Berset u lidh me mbledhjen e Këshillit Federal të premten online, nga shtëpia
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













