Futboll
Edhe Milaim Rama kritikon komentatorin Ruefer: “Kjo nxit racizmin”
"Një deklaratë e tillë ushqen racizmin dhe nuk do ta prisja një gjë të tillë nga Sascha Ruefer – nga një komentator i vjetër i futbollit”, thotë Rama

Deklarimi tashmë i shumëpërfolur problematik ndaj Granit Xhakës, i bërë nga komentatori i futbollit në SRF, Sacha Ruefer ka ngjallur debat të ashpër në mediat zvicerane. Shumcia e kritikojnë por ka dhe të tjerë që thonë se një deklaratë e tillë, e pamatur, nuk mjafton për ta shpallur atë, racist.
Komentatori i SRF-së hesht ndaj deklaratës që është bërë publike, ashtu si edhe Federata Zvicerane e Futbollit. Nga SRF thonë : “Gjatë prerjes, në montazh, një deklaratë është përdorur pa dashje, por ajo, në një kontekst tjetërështë kuptuar gabimisht dhe kështu është `falsifikuar` i gjithë citati nga Sascha Ruefer”.
“Asnjë lojtar nuk meriton diçka të tillë – as Xhaka”
Milaim Rama është një nga personat që e njeh shumë mirë temën e Secondo-ve për kombëtaren e Zvicrës. Ish-sulmuesi i Thunit ishte lojtari i parë i Natit me rrënjë kosovare. “Do të jem i sinqertë, fjalia është e keqe dhe mendimi aty është i gabuar, transmeton albinfo.ch. Një deklaratë e tillë ushqen racizmin dhe nuk do ta prisja një gjë të tillë nga Sascha Ruefer – nga një komentator i vjetër i futbollit”, thotë Rama për 20 minuten. Asnjë lojtar nuk e meriton diçka të tillë – dhe sigurisht jo Granit Xhaka. “Arritjet e tij për Zvicrën janë të pabesueshme, ai ka bërë shumë për kombëtaren”.
Më tutje Rama, duke folur për debatin rreth dyshtetësive, thotë: “Rrënjët janë aty dhe nuk mund ta ndryshosh ADN-në. Kjo është e pamundur. Por të gjithë jemi të integruar mirë dhe gjithmonë kemi dhënë gjithçka për kombëtaren”. Ai është gjithashtu mjaft i sigurt se shumë pak njerëz në Zvicër ndajnë mendimin e Rueferit. “Shumica janë të lumtur që kemi një Granit – veçanërisht brezi i ri dhe sigurisht shokët e tij të skuadrës”.
Sukseset e Natit të vihen në plan të parë dhe jo shfaqjet anësore
Nëse Ruefer duhet të vazhdojë të komentojë ndeshjet e Natit, nuk varet nga unë, thotë Rama: “Këtë duhet ta vendosin të tjerët. Natyrisht, Sascha Ruefer edhe mund të kërkojë falje nëse mendon se ishte gabim”, pe¨rcjell albinfo.ch Edhe Rama, një ish sulmues në Nati shpreson që kjo temë të mos bëhet shumë e madhe sidomos në dritën e suksesit aktual të Natit. “Vitet e fundit ka pasur shqetësime vazhdimisht. Tashmë Nati ka nisur fuqishëm në kualifikueset e Kampionatit Evropian. Kjo duhet të jetë në plan të parë dhe jo shfaqjet anësore”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan Vëllezërit Shoshi gjithnjë kanë qenë mbështetës e kontribuues të palodhur për të mirën e vendit dhe...
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle
Jeta në Zvicër
-
Italia u bën thirrje shtetasve italianë në Zvicër për votimin e pesë referendumeve Çfarë përfshijnë këto pesë referendume? ...
-
Rruga mbi Qafën Oberalp rihapet pavarësisht borës
-
Karin Keller-Sutter: Trumpi ka planifikuar negociata “të privilegjuara” me 15 shtete
-
A paguajnë të huajt më shumë taksa në Zvicër?
-
SHBA i detyrohet Zvicrës 300 miliardë dollarë