Lajme

Edhe mësimdhënësit e infektuar me COVID duhet të paraqiten në vende pune në Austri

Ministri i Arsimit i Austrisë, Martin Polaschek, ka thënë se edhe mësimdhënësit që janë të infektuar me koronavirus dhe nuk kanë simptoma, duhet të paraqiten në orët mësimore.

Ai ka thënë se heqja e karantinës vlen edhe për mësimdhënësit, si për të gjitha fushat e tjera. Austria ka marrë vendim që të heqë karantinën për personat e infektuar me COVID që nuk kanë simptoma. Por, ata duhet të mbajnë maska “FFP2”.

Ai tutje ka thënë se rregullat përfundimtare për mësim në Austri për vjeshtë do të bëhen të ditura më 29 gusht.