Uncategorized
Edhe mediat gjermane promovojnë Shqipërinë
Promovimi turistik i Shqipërisë nga mediat e huaja vijon.
Më i fundit është artikulli i medias gjermane të udhëtimeve dhe turizmit “Reise Reporter”, që e përshkruan Shqipërinë si destinacionin e duhur për përvoja të turizmit natyror mes bukurisë së alpeve, pyjeve, liqeneve, kanioneve e plazheve.
Në artikull janë përzgjedhur shtatë mrekullitë natyrore më të bukura dhe spektakolare që Shqipëria ka për të ofruar. Duke e nisur me alpet shqiptare, për të cilat shkruajnë se janë një parajsë për adhuruesit e ecjes, veçanërisht në muajt e verës. E duke vijuar me Parkun e Llogarasë, Syrin e Kaltër, Luginën e Vjosës në Jug apo dhe Grykën e Osumit, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Media gjermane e cilëson Shqipërinë si destinacionin e ëndrrave për të gjithë të apasionuarit mbas natyrës, duke iu sugjeruar lexuesve se përveç plazheve të mrekullueshme dhe qyteteve emocionuese, në Shqipëri mund të zbulojnë parqe kombëtare unike dhe bukuri natyrore në të gjithë vendin ballkanik.
Artikullin e ka shpërndarë dhe kryeministri Edi Rama dhe thotë se është një ftesë e parfumosur me të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë për vizitorët gjermanë të cilët për vitin që shkoi na vizituan mbi 300 mijë.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë