Lajme
Edhe me qindra-mijëra franga ndihmë sociale, mbetesh në Zvicër!?
Diku mbi 700’000 franga ndihmë sociale në dobi të një familje të huaj brenda një periudhe gati dydekadëshe. Në shikim të parë, duket një shumë marramendëse.
Por marrë parasysh koston e jetës në Zvicër, një shumë e tillë mund të arrihet deri diku lehtë, brenda një periudhe relativisht të shkurtër, bile nganjëherë edhe brenda më pak se dhjetë vjetësh, sidomos te familjet disaanëtarëshe.
Në kuadër të shqyrtimit të një rasti të kohëve të fundit, dhe sipas një vlerësimi të autoriteteve kantonale të Aargau-t, varshmëria e gjatë dhe marrja e një shume të lartë parash nga ndihmat sociale të shtetit nuk mund të shërbej si një pretekst dhe kusht i vetëm për me i’a tërhequr dikujt lejen e qëndrimit ose me e dëbuar nga Zvicra.
Si objekt shqyrtimi shërbeu rasti i një familjeje me origjinë të huaj që kishte pranuar ndihmë të lartë financiare, sidomos brenda një kohe kur fëmijët kanë qenë të moshës së mitur.
Ligji për të huaj parashikon mundësitë për tërheqjen e lejes së qëndrimit C dhe B, shndërrimin nga leja C në atë B, por edhe dëbimin nga Zvicra. Një sërë kushtesh aplikohen për këtë, e jo vetëm kriteri i kohëzgjatjes dhe shumës së marrë të ndihmës sociale.
Rasti i kantonit Aargau është tejet domethënës. Ai rikonfirmon se nuk është aspak e vërtetë se varshmëria e gjatë nga ndihmat sociale çonë domosdo në humbjen e lejes së qëndrimit ose dëbimin nga Zvicra.
Një rregull parimore e ligjit për të huajt dhe integrim i parashikon sidomos aspektet mbi kohëzgjatjen dhe shumën e ndihmave të marra nga shteti që mund të çojnë deri te humbja e lejes, duke mos e definuar aspak me qartësinë e duhur rregullën në fjalë.
Një aspekt ky që i takon një fushe të gjerë të interpretimit në nivelet kantonale. Kurse, nga ana tjetër, varet nga rasti në rast dhe për të gjitha situatat e paraqitura analizohen kushte të shumta ku përveç shumës së marrë nga ndihmat, merren parasysh edhe niveli i integrimit i të gjithë anëtarëve të familjes, mosha e fëmijëve, dhe shumë të tjera.
Varshmëria e gjatë nga ndihmat sociale nuk është aspak një sinonim i një mungese vullneti për me punuar dhe me siguruar një autonomi financiare. Vetëm kur përmendet shuma e tillë (afër 700’000 franga) dëshmon me siguri faktin se një familje është vërtet në gjendje nevoje dhe domosdoshmërie për të marrë ndihma nga shteti.
Përndryshe, edhe autoritetet e shërbimeve sociale me siguri se nuk do të arrinin aq lehtë në akordimin e të drejtës për akumulimin e një shume të tillë të lartë të ndihmës. Kështu që supozohet së paku se vazhdimësia e dhënies së ndihmave sociale nga shteti mbështetet në arsye të caktuara dhe, si rrjedhojë e kësaj, personi apo familja përfitues i ndihmave është duke marrë ndihma pasi që i plotëson kushtet sipas ligjit.
Në “prapaskenë” të shqyrtimit të rasteve për tërheqjen e lejes së qëndrimit në raste të varshmërisë nga ndihmat fshehën edhe rregulla të tjera, siç janë : baza ligjore, interesi publik dhe parimi i proporcionalitetit.
Duket se pikërisht parimi i proporcionalitetit është ai i cili mbizotëroi në vlerësimin e autoriteteve të Aargau-t. Ndryshe me thënë, u analizua njëfarë baraspeshe në mes të interesave private (të familjes) dhe atij publik (të shteti), për me arritur në përfundim se a arsyetohet vërtetë që të tërhiqet leja e qëndrimit dhe të shqiptohet dëbimi.
U konkludua se nuk do të ishte aspak në interes të shtetit apo publik që të “penalizohet” në mënyrë joproporcionale një familje, e cila ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj në Zvicër, ku në mes tjerash edhe fëmijët kanë lindur apo janë rritur aty.
Fatkeqësisht, fusha e ndihmave sociale ballafaqohet shpeshherë me paragjykime të natyrave të ndryshme. Në këtë kontekst, vlen të ritheksohet se nuk është i vogël numri i atyre individëve që janë të detyruar të kalojnë përmes ndihmave sociale, thjesht pasi që nuk iu ka mbetur rrugë tjetër përveçse kësaj.
Shkruan: Lirim Begzati
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane