Uncategorized

Edhe Lichtsteiner bën shqiponjën

Golat e Xhakës dhe Shaqirit të festuar me shqiponjë duket se kanë “infektuar” gjithë ekipin zviceran

Jo vetëm Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka festuan me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë, shkruan albinfo.ch.

Golat e Xhakës dhe Shaqirit të festuar me shqiponjë duket se kanë “infektuar” gjithë ekipin zviceran. Edhe Xhaka edhe Shaqiri festuan me shqiponjë.

Është kapiteni Stephan Lichtsteiner që nuk ka mundur t’i shmanget festës me shqiponjë, duke e bërë të njëjtën gjë te goli i Shaqirit.

Ai i është gëzuar shumë golit dhe fitores shumë të vlefshme në këtë Kampionat Botëror, që ishte e para dhe tashmë gjasat e Zvicrës për të kaluar tutje janë shumë të mëdha.

Në ndeshjen e ardhshme do të ndeshen me Kosta Rikën. Edhe barazimi do t’iu përshtatej helvetikëve.