Kosova
Edhe Kosova, e gatshme për dozën e tretë të vaksinës
Në fillim të vitit të ardhshëm ka gjasa të fillojë dhënia e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID në Kosovë.
Një gjë e tillë është pohuar nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kjo ministri kanë thënë se nuk do të jetë problem sigurimi i vaksinave për administrimin e një doze shtesë.
Kosova ka filluar përgatitjet për administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID.
Derisa shtete të tjera tashmë kanë filluar vaksinimin e një pjese të popullsisë me dozën e tretë të vaksinës, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se edhe ekipet e vaksinimit në vend janë të përgatitura në çdo kohë që të administrojnë edhe dozën e tretë.
Ndërsa, të pyetur se a do të mund të vaksinohen qytetarët me dozën e tretë gjatë fillimit të vitit të ardhshëm, nga MSH kanë thënë se ka gjasa që kjo të ndodhë.
“Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, nuk ka ndonjë procedurë tjetër, pra është proces i ngjashëm me aplikimin e dozës së parë dhe të dytë. Dallimi qëndron se disa shtete të cilat kanë filluar ta japin dozën e tretë, këtë e bëjnë tek grupe të caktuara të popullatës si të moshuarit, punëtorët e kujdesit shëndetësorë apo ndonjë kategori tjetër që ka imunitet të komprometuar. Ekipet e vaksinimit janë të përgatitura në çdo kohë që ta administrojnë edhe dozën e tretë. Sigurisht që ka gjasa që kjo dozë të administrohet në kohën e përmendur nga ju”, kanë thënë zëdhënës për informim.
Nga MSH kanë thënë se vendimin për dhënien e dozës së tretë do ta marrin në kohën e duhur.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit