Lajme
Edhe Gjermania, në krizë për energjinë elektrike
Çmimet e larta të energjisë janë bërë problem për kompanitë gjermane
Çmimet e larta të energjisë në Gjermani rëndojnë jo vetëm qytetarët, por ato rrezikojnë edhe aftësinë konkurruese të ekonomisë gjermane. Shoqatat e sipërmarrjeve gjermane ngrenë zërin.
Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, jo pak gjermanë e qytetarë të tjerë në Europë kujdesen këto javë që të mos e lenë gjatë të ndezur ngrohjen. Në verë priten fatura shokuese, për shkak të pagesave shtesë për energjinë. Qeveria gjermane do të ndihmojë të paktën familjet me të ardhura të ulëta. Të mërkurën (02.02) kabineti qeveritar gjerman u konsultua për dhënien e një shume ndihme për kostot e energjisë, pastaj për këtë vendos Bundestagu, raporton Dw, transmeton Albinfo.ch.
Rrezik i humbjes së aftësisë konkurruese
Por, jo vetëm qytetarët gjermanë ankohen për ngritjen e çmimeve të energjisë. 50% e kompanive gjermane të nivelit të mesëm, sipas një sondazhi të fundit, mezi arrijnë t’i përballojnë çmimet shpërthyese të energjisë, të cilat që nga vjeshta e vitit të kaluar njohin vetëm rritje. Shoqata e Ekonomisë së Kompanive të Mesme paralajmëron, që të merren shpejt vendime nga politika, si ulja e taksës energjitike, ndryshe ekonomia gjermane humb aftësinë konkurruese.
Kompania gjermane “C.D. Walzholz GmbH & Co. KG” me shtrirje ndërkombëtare dhe e profilizuar për prodhime çeliku ndeshet me probleme të mëdha aktualisht. Prodhimi psh i çelikut special për fletë sharre dhe pajisje të tjera që duhen ngrohur ngadalë deri në 700 gradë celcius thishin shumë energji.Heino Buddenberg, drejtor teknik i Waelzholz thotë, se “kostot e larta të energjisë kanë një ndikim të madh në të gjithë kostot e prodhimit dhe së shpejti ne nuk do të jemi të gatshëm të ofrojmë çmime konkurruese.”
Edhe fabrika gjermane e letrës “Kabelpaper” është po ashtu nën presion. Çeliku dhe letra janë dy produkte të ndryshme, por me një gjë të përbashkët: prodhimi i tyre kërkon ekstremisht shumë energji. Në kohët e rritjes së çmimeve të elektricitetit dhe gazit – një problem i madh. Sipas tyre, kostot e larta ata ua kalojnë konsumatorëve, që kanë qenë deri tani të gatshëm të paguajnë. Martin Schröder, drejtor teknik i “Kabel Premium Pulp & Paper”, shprehet, se “nuk kemi mundësi tjetër. Situata është kështu si është.
Ndryshe nga konkurrenca në Francë apo në vendet skandinave, ne nuk mund të mbështetemi te lirimet që i bëhen industrisë, që do të ulë çmimet tona të energjisë”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik