Lajme
Edhe e ngrirë, Ujëvara e Mirushës është atraksion për vizitorët
Qytetarët që gjatë ditës kanë vizituar ujëvarën e Mirushës, kanë thënë se rrallë ndodh që ky vend të ngrihet në këtë nivel

Moti i ftohtë me temeratura të ulëta polare, të cilat kanë arritur deri minus 25 gradë celsius, kanë ngrirë liqenet dhe lumenjtë e Kosovës. Ndërsa ajo që u ka rënë në sy shumë vizitorëve vendorë dhe atyrë ndërkombëtar është ngrirja e ujëvares së Mirushës, njërës nga atraksionet më të bukura natyrore që ka Republika e Kosovës.
Kjo ujëvarë, edhe pse duket sikur të ishte në poliin e Veriut, vizitohet nga shumë qytetarë.
Shtresat e akullit që janë krijuar, siç raporton KTV kanë shtuar edhe më shumë bukurinë e kësaj ujëvare. Madje, nga të pranishmit po shfrytëzohen në maksimum këto ngrica të krijuara.
Qytetarët që gjatë ditës kanë vizituar Mirushën, kanë thënë se rrallë ndodh që ky vend të ngrihet në këtë nivel. Ndërkaq, banorët që jetojnë afër kësaj zone thonë se akuj të tillë ka kohë që nuk kanë parë me dekada.
Vizitorë kishte edhe mërgimtarë, që e krahasojnë këtë ujëvarë me bukuri të rralla natyrore. Megjithatë, rruga që çon deri te kjo ujëvarë, sipas vizitorëve, është e mundimshme, pasi as komuna e as institucionet qendrore nuk kanë investuar për ta rregulluar rrugën që çon në ujëvarë.
E-Diaspora
-
Tryezë me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve komunale në Gjenevë Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët është ndërgjegjësimi i popullatës shqiptare me të drejtë vote në...
-
Napoli: Albulen Neziri me ekspozitë personale
-
Adis Selimi kandidon për deputet në Bundestagun gjerman
-
Platforma Albinfo.ch festoi 17-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një mbrëmje gala në Gjenevë
-
Arrestohet 39-vjeçari shqiptar me dy mbiemra nga Spanja
Jeta në Zvicër
-
Britanikët duan trena të drejtpërdrejtë për në Zvicër Marrëveshja parashikon që lidhjet e reja të trenave të mundësohen, konkretisht midis Londrës St. Pancras dhe...
-
Më pak të huaj vijnë në Zvicër por rritet popullata me sfond migracioni
-
Tryezë me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve komunale në Gjenevë
-
Firmat kryesore zvicerane janë afër arritjes së kuotës gjinore në borde
-
Platforma Albinfo.ch festoi 17-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një mbrëmje gala në Gjenevë