Shkurt.ch

Edhe dy raste të reja me EHEC?

Po shqyrtohet nëse është fjala për tipin e njëjtë të bekteries që ka shkaktuar infektimet në Gjermaninë e veriut

Janë shënuar në Zvicër edhe dy raste të reja të dyshimit për infektim me virusin e rrezikshëm EHEC. Aktualisht, sipas Zyrës Federale për Shëndetësi (BAG) po shqyrtohet nëse është fjala për tipin e njëjtë të bekteries që ka shkaktuar valën e infektimeve që ka kapluar Gjermaninë ditëve të fundit.

Rezultatet e këtyre shqyrtimeve priten javën që vjen.

Ndërkaq, dje është shënuar rasti i parë në Zvicër i vërtetuar i infektimit me EHEC. Bëhet fjalë për një grua të kthyer nga Gjermanie veriore.