Lajme

Edhe Bullgaria synon t’i bashkohet eurozonës

Bullgaria mund t’i bashkohet Eurozonës nga janari i vitit 2025 nëse plotëson të gjitha kriteret e hyrjes, ka deklaruar nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis.

Javën e kaluar Sofja hoqi objektivin e saj për të adoptuar euron në janar 2024 pasi nuk përmbush kriteret e inflacionit dhe nuk ka miratuar disa ndryshime ligjore.

“Data është kur të gjitha kriteret e janë përmbushur. Ndoshta 1 janari 2025 do të ishte një datë e mundshme“, tha Dombrovskis. Ministria e Financave është e shqetësuar se afati kohor i paqartë për futjen e euros do të përkeqësojë vlerësimin e kreditit të Bullgarisë.

Dombrovskis, i cili është në një vizitë dy ditore në Sofje u shpreh se inflacioni i lartë, i nxitur kryesisht për shkak të kostove të larta të energjisë, do të thotë se vendi duhet të vonojë datën e saj fillestare të futjes në Eurozonë./Reuters