Lajme

Edhe Britania tërheq nga tregu Coca-Colën

Pas tërheqjes nga disa tregje europiane, Coca-Cola me përmbajtje të lartë klorati është larguar edhe nga tregu britanik. Nivelet e larta të kësaj substance u zbuluan gjatë testimeve rutinë në fabrikën e prodhimit në Ghent, Belgjikë.

Produktet e prekura mbajnë kode prodhimi nga 328 GE deri në 338 GE dhe janë tërhequr më parë nga tregjet e Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës. Lajmi është raportuar gjerësisht nga mediat prestigjioze si BBC, Sky News, France 24, Deutsche Welle, New York Times dhe The Guardian.

Cilat janë rreziqet nga klorati?

Mjekët paralajmërojnë se ekspozimi ndaj niveleve të larta të kloratit mund të shkaktojë probleme me tiroiden, sidomos tek fëmijët dhe foshnjat. Efektet anësore përfshijnë:

•Të përziera

•Të vjella

•Diarre

•Ulje të aftësisë së gjakut për të thithur oksigjenin/euronews