CH-Ballkani

BE-ja reagon për zgjedhjen e dy kryetarëve të gjykatave në Kosovë

Zyra e BE-së thotë se vetëm një gjyqësor i pavarur, i hapur, përgjegjshëm dhe efikas e po ashtu  i lirë nga ndërhyrjet politike është ajo për të cilën qytetarët e Kosovës kanë nevojë

Pas reagimit të Ambasadës Britanike dhe asaj Amerikane ka reaguar edhe zyra e BE-së në Kosovë lidhur me procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit, transmeton albinfo.ch.

“Nga vëzhgimi i procesit të përzgjedhjes, BE-ja për fat të keq ka vërejtur se përzgjedhja e kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit nuk u parapri nga një diskutim substancial mbi përshtatshmërinë e kandidatëve për pozitën, përderisa arsyetimit të vendimeve të përzgjedhjes nga ana e Këshillit i mungojnë argumentet bindëse. Ne theksojmë se shqetësimet tona kanë të bëjnë vetëm me procesin e përzgjedhjes, pavarësisht nga kandidatët e përzgjedhur”, thuhet në reagim.

Zyra e BE-së thotë se vetëm një gjyqësor i pavarur, i hapur, përgjegjshëm dhe efikas e po ashtu  i lirë nga ndërhyrjet politike është ajo për të cilën qytetarët e Kosovës kanë nevojë.