Kosova
Vala e dytë e koronavirusit në Ballkan, Kosova qëndron mirë
Raste të shumta të infektuarish janë regjistruar edhe në Ballkan. Referuar statistikave të fundit, shumë shtete ballkanike kanë shënuar numër të madh të rasteve me Covid, shkruan albinfo.ch.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar 535 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë viktima nga testimi i 2,445 mostrave, në 24 orët e fundit. Këto janë shifrat më të larta me të infektuar brenda një dite që nga përhapja e virusit në këtë vend. Qyteti me numrin më të madh të të infektuarve është Shkupi, me 277 persona, shkruan tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, rekord ditor pati edhe Bosnjë e Hercegovina, me 569 të infektuar me koronavirus dhe 12 të vdekur. Ndryshe, Bosnja deri më tani ka regjistruar 31 655 raste me koronavirus, gjersa 958 persona kanë vdekur.
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë realizuar 764 testime, ku 211 persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se katër pacientë humbën jetën.
Shqipëria po ashtu ka rritje të konsiderushme të rasteve që luhaten mes 150 deri në 200 raste në ditë.
Ndërkohë një rritje e lehtë është regjistruar edhe në Kosovë, brenda 24 orëve janë shënuar 77 raste me Covid dhe asnjë viktimë. Referuar statistikave, Kosova po qëndron mirë karshi shteteve të tjera të Ballkanit, por edhe të Evropës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra