Shqipëria

Edhe 50 shqiptarë kthehen në vendlindje

Azilkërkuesit shqiptarë të cilët janë ‘pa letra’ në vendet evropiane, po dëbohen në vendlindje.

Së fundi janë kthyer 50 shtetas të Shqipërisë nga Holanda dhe Belgjika, raportojnë mediat holandeze.

Raportohet se 46 prej tyre u deportuan nga Holanda dhe katër nga Belgjika, përcjell albinfo.ch.

Në muajin shkurt nga Holanda ishin riatdhesuar 100 shqiptarë, derisa autoritetet holandeze bëjnë thirrje se ata që nuk kanë dokumente të qëndrimit nuk mund të qëndrojnë dhe duhet të kthehen në vendlindje.

Në vitin e kaluar ishin riatdhesuar 1490 shqiptarë, kurse edhe autoritetet shqiptare bëjnë thirrje që të mos shkojnë në vendet evropiane në mënyrë ilegale, pasi gjasat për azil janë zero.