Kosova

Edhe 4 lëkundje të tjera gjatë natës nga tërmeti në Shqipëri

Lëkundje termetesh edhe në orët e natës në shtetin shqiptarë.

Shqipëria vazhdon të tronditet nga tërmetet tash e disa ditë gjë që ka shkaktuar panik tek banorët. Gjatë natës janë regjistruar 4 tërmete me magnitudë të ndryshme nga 2.4. deri në 3.2 ballë të rihterit.

Të dhënat nga Instituti Seizmiologjik tregojnë se tërmeti i parë u regjistrua në orën 00:26, me magnitudë 2.4, me epiqendër Mazhe e Madhe, ndërsa disa minuta më vonë u regjistrua një termet tjetër me magnitudë 2 ballë me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Tërmeti i treti ka ndodhur në orën 00:59 tërmeti kishte magnitudë 3.2, thellësi 6 km dhe me epiqendër në Klos të Burrelit.

Ndërsa  në orën 7:41 ra një tërmet me magnitudë 3.1, thellësi 31 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Këto ditë tërmeti më i madh ka qenë në afërsi të Tiranës 6 ballë që shkaktoi edhe dëme materiale.