Futboll
Edhe 3 futbollistë shqiptarë nga Maqedonia vishen kuqezi
Besir Ramadani, Omar Imeri dhe Arbin Zejnullai kanë vendosur të përzgjedhësin ngjyrat kuqezi
Besir Ramadani i Shkupit dhe dy futbollistët e Shkëndijës, Omar Imeri dhe Arbin Zejnullai do të përfaqësojnë Shqipërinë.
Ata kanë zgjedhur të jenë pjesë e kombëtares së drejtuar nga Alban Bushi.
Sipas “Infosport.mk” të tre futbollistët, shqiptarë të Maqedonisë, pritet të ftohen nga trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi, përcjell albinfo.ch.
Lista e të ftuarve të kombëtares U-21 pritet të bëhet publike në ditët në vijim në kuadër të përgatitjeve të kualifikueseve për Evropianin e 2019 që do të zhvillohet në Itali. Më 6 shtator, djemtë e Alban Bushit do të kenë përballë Spanjën.
Shqipëria dhe Italia do të luajnë një miqësore luksi në datën 11 shtator në Kaljari në orën 18:30. Kjo miqësore do të jetë si një test për Alban Bushin, trajnerin e U21 vjeçarëve ku ai do të mund që të shikojë lojtarët e tij dhe të bëjë eksperimentime të reja.
Ditë më parë edhe Besir Demiri ka pranuar ftesën që të vishet kuqezi për ekipin e parë.
Ai do të jetë në shërbim të Christian Panuccit për ndeshjen në Ligën e Kombeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












