Uncategorized

Edhe 109 shtetas kosovarë u riatdhesuan nga Italia në Prishtinë

Kompania CH-Air Airlines ka riatdhesuar 109 shtetas kosovarë nga Italia

Është bërë e ditur se ditën e sotme janë riatdhesuar 109 bashkatdhetarë nga Italia në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Kompania CH-Air Airlines ka riatdhesuar 109 shtetas kosovarë në fluturimin e tyre special nga Italia në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.

Sipas disa informatave, edhe shumë shtetas kosovarë që kanë mbetur të ngujuar jashtë vendit pritet që të kthehen në Kosovë.

Ditë më parë Alban Zogaj, Shef i Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, ka treguar se deri tani kanë pranuar mbi 2 mijë kërkesa për kthim. Shumica e kërkesave janë prej vendeve evropiane.

“Deri më tani kemi pasur mbi 2000 kërkesa për t’u kthyer në vend. Kryesisht prej vendeve evropiane”, është shprehur ai. /Albinfo.ch