Kriza në Ukrainë

Edhe 1.5 miliardë dollarë për Ukrainën

Një pjesë do të ndahet edhe për trajnim të ushtarëve ukrainas.

Shtetet perëndimore janë zotuar se do të ndajnë më shumë se 1.5 miliard euro, ashtu që të rrisin kapacitetet e Ukrainës teksa përballet me luftën e Rusisë.

Kjo shumë është premtuar nga 26 shtete, të cilat janë përfaqësuar nga ministrat e Mbrojtjes, në një konferencë të mbajtur në Kopenhagë.

“Të gjithë përfaqësuesit e shteteve që kanë ardhur në Kopenhagë, kanë ardhur me synimin e mbështetjes së Ukrainës”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Morten Bodskov, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.

Paratë do të përdoren për të blerë armë, raketa dhe municion, përfshirë rritjen e prodhimit të armëve për Ukrainën.