Lajme
EDA këshillon zviceranët të mos udhëtojnë në Rusi
Veç tjerash, edhe tërheqja e parave në Rusi është e pamundur tani për tani. Kartat e kreditit jo-ruse mund të përdoren vetëm në një masë të kufizuar
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) këshillon qytetarët e Zvicrës të mos udhëtojnë në Rusi. Për shkak të sulmit rus në Ukrainë, situata në Rusi po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme. Përkeqësimi i përnjëhershëm nuk mund të përjashtohet, sipas një postimi në Twitter nga departamenti i jashtëm, shkruan srf.ch.
Për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore evropiane për avionët rusë, shumica e fluturimeve direkte nga kompanitë ajrore ruse dhe evropiane dhe nga Evropa Perëndimore janë ndërprerë, transmeton albinfo.ch. Tani, fluturimet direkte midis Rusisë dhe Zvicrës nuk janë më të mundshme, kujton EDA.
Po ashtu edhe tërheqja e parave në Rusi është e pamundur tani për tani. Kartat e kreditit jo-ruse mund të përdoren vetëm në një masë të kufizuar.
Sipas EDA-s, gjatë demonstratave mund të shpërthejnë përleshje të dhunshme, veçanërisht në Moskë dhe Shën Petersburg. Forcat e sigurisë mund të godasin demonstruesit. Ka po ashtu edhe arrestime të shumta.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore