Lifestyle

Ed Sheeran, më i pasur se Adele

Ed Sheeran ka dyfishuar pasurinë e tij në vitin e fundit me një vlerë totale prej 160 milionë funteve.

Sheeran mban vendin e 17-të si muzikanti më i pasur në Britani, duke lënë pas Adele në vendin e 22-të me 150 milionë funte pasuri. Përndryshe, këngëtarja nuk ka bërë asnjë turne që nga viti 2017.

Lista kryesohet nga pasuria e Andrew Lloyd-Webber, me një vlerë prej 820 milionë paund, transmeton albinfo.ch.

71-vjeçari Lloyd Webber ndiqet nga Sir Paul McCartney në vendin e dytë, me 750 milioë funte pasuri. Grupi irlandez i grupit U2 është i treti.

Anëtarët e grupit vlerësohet se kanë së bashku një pasuri prej 583 milionë funteve.