Koronavirusi: çast pas çasti
Lazim Destani dhe Ecolog dhuron mijëra tabletë për fëmijët e familjeve në nevojë
Kompania “Ecolog”, me pronar biznesmenin e filantropin e njohur shqiptar nga Tetova, Lazim Destani, ka dhuruar mijëra tabletë për fëmijët e familjeve në gjendje jo të mirë materiale.
Lajmin e ka bërë të ditur pronari i kompanisë, Lazim Destani, në një postim në Facebook se tabletët u janë dhuruar fëmijëve në Maqedoni të Veriut, në Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet tjera etnike shqiptare.
Kështu, fëmijëve të familjeve në gjendje më të rëndë ekonomike u krijohet mundësia të ndjekim mësimin online, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
“Ky donacion u dedikohet nxënësve të cilët, për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike, mbetën jashtë procesit arsimor. Ndër gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë gjatë krizës që solli Covid-19 është që e ardhmja e këtij vendi, fëmijët, të vazhdojnë të ndjekin procesin mësimor pa pengesa”, ka shkruar Destani në Facebook.
Lazim Destani është Kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare. Ditë më pare, ai u bëri thirrje shqiptarëve që janë pronarë e drejtues të bizneseve anembanë botës që të mbështesin përpjekjet për luftimin e pandemisë së kosonavirusit në hapësirën shqiptare.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Përpjekjet për t’i dalë në ndihmë popullatës sonë në këtë periudhë pandemie janë obligim i secilit që e ka këtë mundësi dhe ato po inkurajojnë gjithnjë e më shumë.
Ndihem mirë kur shikoj që biznese e kompani të shumta, shoqata e fondacione nga diaspora e nga vendet tona janë vënë në lëvizje e po tregojnë zemërgjerësi duke u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë e duke dhënë kontribut në sfera të ndryshme të jetës shoqërore.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve si dhe në përputhje me apelin tim, e çmoj dhe e falënderoj ekipin nga biznesi ynë familjar, i cili pas një angazhimi prej dy javësh e finalizoi projektin për dhurimin e mijëra pajisjeve teknologjike për mësim online.
Sipas evidencës nga institucionet shtetërore, në mungesë të këtyre pajisjeve shumë nxënës nuk e kishin mundësinë ta ndjekin mësimin nga shtëpia.
Andaj, ky donacion u dedikohet nxënësve të cilët për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor. Ndër gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë gjatë krizës që solli Covid-19 është që, e ardhmja e këtij vendi, fëmijët, të vazhdojnë me ndjekjen e procesit mësimor pa pengesa.
Ky donacion do t’i përfshijë fëmijët e familjeve me gjendje më të rënduar ekonomike si në Maqedoninë e Veriut, ashtu dhe në Shqipëri, Kosovë e më gjerë në trojet tona.
Sipas projektit, sot filloi faza e parë e shpërndarjes duke nisur nga qyteti i Shkupit dhe komunat e tij, për të vazhduar pastaj edhe më gjerë në qytetet e tjera, përcjell Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/destanilazim/photos/a.271081216260649/3640974319271305/?type=3&theater
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?