Lajme

Ecja në shi, e shëndetshme

Nëse e gjeni veten në ambient të hapur kur është duke rënë shi, kjo nuk do të thotë se duhet të nxitoni për në shtëpi sa më shpejt që është e mundur.

Në fakt, sipas hulumtuesve, ecja në shi ka shumë përfitime shëndetësore.

Bright Side i tregon disa prej përfitimeve që i sjell ecja në shi.

Aroma e shiut na bën të lumtur: Shumë bimë prodhojnë vajra, të cilat lirohen pas shiut.

Ato i japin ajrit një aromë, të cilës njerëzit i reagojnë pozitivisht. Kjo ka të bëjë edhe me erën specifike të ozonit (atomeve të oksigjenit), të cilat ia sjellin ajrit freskinë, e përmirësojnë sistemin tonë qarkullues dhe e zgjojnë trurin.

Shiu e përmirëson metabolizmin: Aktiviteti fizik në shi e aktivizon metabolizmin. Kjo për shkak se lëvizja në këto gjendje atmosferike e nxit trupin të shfrytëzojë më shumë energji.

Ajri pastrohet gjatë shiut: Shiu i absorbon ndotësit nga ajri, e pastron pluhurin, e pasuron ajrin me oksigjen dhe sjell ndjenjën e freskisë.