Shkurt.ch

“EasyJet” shton dy destinacione të reja nga Gjeneva

Kompania ajrore “EasyJet” dëshiron të shtojë edhe dy destinacione të reja nga Gjeneva, duke filluar nga nëntori i këtij viti, sipas aeroportit të Gjenevës.

Nga nëntori, linja ajrore dëshiron të ofrojë fluturime në Pragë, në Republikën Çeke dhe Aqaba, në Jordani, në listën e destinacioneve të saj nga Gjeneva, përcjell albinfo.ch.

Aqaba është një qytet port afër Detit të Kuq, jo shumë larg lokacionit arkeologjik Petra dhe vizitorët do të kenë mundësi të shohin disa vende turistike.

Ndërkohë, Praga është bërë një nga qytetet më të vizituara të Evropës, dhe tashmë do të jetë më afër Gjenevës.