E-Diaspora

Shqiptari e pranon vrasjen ndaj 25-vjeçares shqiptare

Më herët ishte raportuar se vrasje kishte ndodhur për motive të dobëta, sepse vajza e kishte refuzuar për kafe

Në fillim të vitit të kaluar, një ngjarje tronditëse kishte ndodhur në Londër. Një shqiptar kishte mbytur me thikë bashkëkombësen e tij, madje siç ishte raportuar për motive shumë të dobëta.

“Daily Mail” raporton se shqiptari e ka pranuar vrasjen e 25-vjeçares. Arben Rexha kishte mbytur me thikë Elidona Demiraj në “Jessop në Graham Street”, Islington, në veri të Londrës, më 31 janar 2016, përcjell albinfo.ch.

Fqinjët kishin raportuar se kishin dëgjuar britma me zë të lartë dhe një goditje të fortë, para se Elidona u gjet me plagë të rëndë dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, ajo kishte ndërruar jetë. Madje, ajo kishte shkuar në Britani vetëm 3 muaj para se të ndodhte kjo ngjarje.

Halili, babai i saj ka thënë se gjendja e familjes nuk është e mirë, sepse kanë humbur dashurinë e tyre, dhe kjo ngjarje ka lënë pasoja. Shqiptarët e Londrës kishin grumbulluar 3 mijë euro që të dërgojnë trupin e saj në Shqipëri.

Rexha pranoi vrasjen për të marrë një dënim më të vogël. Vendimi përfundimtar është shtyrë për 20 tetor.

Më herët ishte raportuar se vrasje kishte ndodhur për motive të dobëta, sepse vajza e kishte refuzuar për kafe.