Kuriozitete
Sa janë dembelë shqiptarët: Ja çfarë thotë raporti!
A janë punëtorë apo dembelë shqiptarët?
Një raport i fundit i Bankës Botërore thotë se shqiptarët dhe ballkanasit në përgjithësi kalojnë në dembelizëm 20 deri në 30 vjet të jetës aktive. Dhe, me këtë nuk kuptohen vetëm periudha papunësie, por edhe të shkosh në punë, e te mos bësh asgjë, shkruan top channel, përcjell albinfo.ch.
Banka Botërore vëren në raportin e ekonomik se në Ballkan njerëzit në moshë punë preferojnë të vegjetojnë, duke mos u përfshirë në tregun e punës për periudha të gjata kohe. Madje, në disa vende si Kosova, njerëzit që nuk duan të punojnë, as nuk regjistrohen si të papunë.
“Ne jemi përtacë – thotë një zonjë, – se i duam gjërat qyl”.
“Unë kam punuar 45 vjet – thotë një zotëri, – ndërsa rinia rri në lokale ose ha fara”.
“Nuk është e vërtetë që jemi përtacë, – pohon një i ri. Punoj deri në 10 orë në ditë, pa pushim”.
“Ne jemi punëtorë dhe këtë e kemi treguar kur shkojmë jashtë”, nënvizon një zotëri. “Këtu pronarët bëjnë sikur paguajnë dhe në bëjmë sikur punojmë”, përfundon një tjetër.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













