Lajme

Francë: Shqiptari vret me thikë partneren në sy të vajzës 4 vjeçe

Mediat franceze shkruajnë se një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Hayange, Moselle, ku një shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Liridon B., ka qëlluar me thikë partneren e tij, duke e lënë të vdekur, përcjell albinfo.ch.

Mediat raportojnë se ai ka qëlluar pesë herë me thikë partneren e tij, Stéphanie, në sy të vajzës së tyre, vetëm 4 vjeçe.

Thuhet se menjëherë pas krimit, i riu nga Kosova është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, policia dhe shërbimet mjekësore kanë shkuar pranë të resë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, 22-vjeçarja nuk ia doli mbanë dhe ndërroi jetë.

Autori i ngjarjes, i cili ndodhej në Francë me leje qëndrimi, është një person i njohur për policinë për shkak të ngjarjeve, në të cilat është përfshirë.

Christian Mercuri, prokurori publik i Metz, është shprehur se ai ka kryer më shumë se 20 vepra penale, në lidhje me dhunë dhe shpërndarje të trafikut të drogës.

Shqiptari nga Kosova u la i lirë nga burgu më 12 maj dhe ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie.