Kosova

E pabesueshme: Turqit në Prizren i binden Erdoganit për t’i shitur iPhone-ët

Shumë qytetarë janë shprehur se do t’i largojnë iPhone-ët e tyre për të kaluar në Samsung

Në qytetin e Prizrenit e kanë marr goxha seriozisht një porosi të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Disa familje prizrenase po e shqyrtojnë vendimin të heqin dorë nga iPhone për të kaluar në celular Samsung. E gjitha kjo pas thirrjes së Erdoganit për t’i bojkotuar produktet amerikane, raporton ‘Klan Kosova’.

Disa qytetarë janë përgjigjur se pa marrë parasysh se çfarë thotë presidenti turk duhet t’i binden dhe po mendojnë që të mos përdorin më iPhone, përcjell albinfo.ch.

Por, ka edhe prej tyre që thonë se nuk do t’i largojnë, derisa ‘mobi shopp’ nuk kanë vërejtur një rritje të numrit të qytetarëve që duan t’i shesin iPhone-ët e tyre.