Sport

E nis sezonin me fitore, FC Kosova e Cyrihut, në krye të tabelës

Skuadra shqiptare nga Cyrihu ka dalë në krye të tabelës, duke grumbulluar 29 pikë në grupin e gjashtë të Ligës së 2 Interegjionale

Përsëri fiton FC Kosova me 2 golat e Jusuf Shalës. Sulmuesi shqiptar duket të jetë në formë. Ai  ka shënuar në ndeshjen e tij të tretë golin e 6 dhe 7, dhe ndihmoi ekipin e e FC Kosovës të ngjitet në krye të tabelës me gjithë rezistencën e fortë të Gossau-t.

Me këtë rezultat skuadra shqiptare nga Cyrihu ka dalë në krye të tabelës, duke grumbulluar 29 pikë në grupin e gjashtë të Ligës së 2 Interegjionale.

1:0 për FC Kosovën në përballjen e  tretë,  në minutën parë të lojës. Goli i Shalës është më i shpejti i realizuar në historinë e FC Kosovës dhe në kampionatin aktual.

Kundërshtari i Gossau-t ka investuar shumë në këtë përballje me FC Kosovën. Me gjithë shanset e shumta mbetet rezultati i njëjtë në pjesën e parë, 1: 0 për Kosovën.

Kosova është aktivizuar për të mbajtur topin më gjatë në pjesën e dytë në radhët e veta. Kjo ka ndodhur në pjesën e dytë, qarazi më mirë se gjatë 45 minutave te pjesës së parë. Derisa Kabashi ishte në një pozitë shumë të mirë për të shënuar në minutën  49-të dhe kishte dështuar, gabimin e tij e ka korrigjuar në minutën e 59-të Shala,  i cili shënon golin e dytë duke ngritur në epërsi rezultatin 2:0 për FC Ksovën

Te futbollistët e ekipit Gossau ishte vërejtur gatishmëria e tyre për të luftuar.

Në 10 minutat e fundit arbitri ka siguruar një penallti për  ekipin mysafir. Në minutën e 89-të mysafirët shënojnë golin e tyre të vetëm në këtë përballje me FC Kosovën, e cila ngjitet e para në tabelë  në renditjen fillestare në këtë sezon.

Të dielën tjetër djelmoshat e FC Kosovëss vazhdojnë me një lojë tjetër derbi me FC Kreuzlingen.

Ndeshja zhvillohet me 28 mars ora 15.30 në Stadiumin Buchlern, Zürich

Megjithëse kryeson në tabelë, FC Kosovës i duhet mbështetja e tifozëve. E diela përveç që do të jetë ndeshje derbi për FC Kosovën, do të jetë edhe festë për tifozët e saj.