Kosova

E konfirmon SHBA-ja: Serbia po i largon trupat nga kufiri i Kosovës

Serbia ka filluar tërheqjen e trupave nga kufiri i Kosovës, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan për një rritje të paprecedentë, tha sot Shtëpia e Bardhë.

“Ne kemi parë që ata kanë filluar t’i largojnë ato forca dhe kjo është një gjë e mirë”, tha në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.