Shqipëria

E konfirmon Rama: Aeroporti i Rinasit, me 10 destinacione të reja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konfirmuar se në prag të sezonit të ri turistik fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja, ndërsa për tri prej tyre është dyfishuar kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që priten këtë vit, përcjell albinfo.ch.

Linjat e reja janë: Helsinki-Tiranë, Kopenhagë-Tiranë, Budapest-Tiranë, Moskë-Tiranë, Stokholm/Oslo/Goteborg –Tiranë,  Tel Aviv – Tiranë dhe Luton-Tiranë.  Me këtë lajmë kryeministri Rama u ka uruar ditë të mbarë të gjithë shqiptarëve.

“Mirëmëngjesi, dhe me lajmin e mirë se në prag të sezonit të ri turistik, fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja, ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që priten këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.