Kosova
E konfirmojnë familjarët: Liridona Ademaj zhvarroset nesër për t’u rivarrosur në fshatin e lindjes
Liridon Ademaj, familjari i së ndjerës Liridona Ademaj, ka konfirmuar se trupi i motrës së tij do të zhvarroset nesër.
Ademaj këtë e ka konfirmuar shkurtimisht për Insajderin, duke thënë se kanë pranuar vendimin për këtë dhe se procesi i rivarrimit do të bëhet nga ora 14:00.
Familjarët e Liridona Ademaj kanë bërë kërkesë tek prokurorja Besa Limani për zhavrrosjen dhe rivarrosjen e trupit të së ndjerës.
Në dokumentin që ka siguruar Insajderi nga familjarët e Liridonës, kërkohet që varrimi të mbetet krejtësisht privat.
“Kërkojmë nga ju që të na mundësoni që trupin e vajzës tonë Liridona Ademja ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Do ta vlerësonim nëse kërkesën tonë do ta aprovoni në procedurë të shpejtuar”.
“Përmes policisë të na siguroni privatësi të plotë dhe kërkojmë që pamjet e varrimit të mbesin krejtësisht private”, thuhet në dokument.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën