Kuriozitete
A e dini se për cilat skuadra kanë bërë tifo diktatorët
Kim Jong-un, Osamba Bin Laden, Josef Stalin, Gjenerali Franco, Adolf Hitler ishin tifozë të futbollit
Diktatorët janë të njohur për veprimet e tyre dhe jo shumë të njohur për jetën private. Megjithatë, shumë prej tyre e kanë adhuruar futbollin dhe kanë qenë tifoz të zjarrtë të skuadrave të zemrës. Edhe diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është tifoz i Manchester United.
“The Sun” ka bërë një shkrim se për cilat skuadra kanë bërë tifo diktatorët, përcjell albinfo.ch.
Diktatori i Zimbabve, Mugabe ka udhëhequr shtetin afrikan që prej vitit 1987 dhe ai është tifoz i Chelseat në Angli, madje shumë i zjarrtë.
Osama Bin Laden ishte tifoz i Arsenalit, madje shpesh kishte parë ndeshjet në Londër, megjithatë, më vonë ishte përjashtuar. Ndërkohë, Gaddafi, ka qenë tifoz i Liverpoolit.
Josef Stalin ka qenë më lokalist duke qenë tifoz i Dynamo Moskës. Idi Amin, diktatori i Ugandës ka qenë tifoz i skuadrës britanike Hayes.
Gjenerali Franco ka qenë tifoz i Real Madridit dhe kjo nuk është shumë befasi.
Diktatori i njohur, Adolf Hitler ishte tifoz i Schalkes. Kjo skuadër fitoi titullin gjashtë herë radhazi titullin gjatë regjimit nazist.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











