Shqipëria
E deportojnë nga Gjermania, por dëshpërohet me jetesën në Shqipëri
Hekuran Koçi u kthye me katër fëmijët dhe bashkëshorten më 27 korrik nga autoritetet gjermane. Në sytë e tij ka shumë dëshpërim për të ardhmen e fëmijëve.
Një numër i madh i azilkërkuesve shqiptarë janë kthyer nga Gjermania për në vendlindje, pasi Shqipëria është në mesin e vendeve me origjinë të sigurt.
Këtë fat e kishte edhe Hekuran Koçi. Ai është babai i katër fëmijëve të cilit iu refuzua azili në Gjermani. Koçi u kthye me katër fëmijët dhe bashkëshorten më 27 korrik nga autoritetet gjermane. Në sytë e tij ka shumë dëshpërim për të ardhmen e fëmijëve.
“Jam dëshpëruar shumë. Ika me tre dhe erdha me katër. Erdha, por asgjë nuk funksionon si duhet në këtë vend. Kryeministri erdhi dhe iu tha autoriteteve gjermane të na kthejnë këtu në vendin tonë se këtu është vend i sigurt për fëmijët tanë. Shkova t’i bëja vaksinat djalit sipas udhëzimit të dhënë nga gjermanët, këtu vaksina nuk kishte fare. Erdha të regjistroj fëmijët në shkollë, duan dokumente të ndryshme. Ujin ma kishin mbyllur, e hapa kontratën të re, pagova 120 mijë lekë. Nga të shkoj vetëm dëshpërim e mërzitje”, ka thënë Koçi për “DurrësLajm”.
Ai thotë se dëshiron të ik prapë. “Do të iki prapë do kërkoj sërish azil, se këtu na mbytën, atje shëndetësia falas, këtu po s’pagove nuk merr gjë. Atje bëri vajza operacion krahun, asnjë lekë nuk dhamë! Këtu nuk të prek njeri me dorë në spitalet tona”, ka shtuar tutje ai, përcjell albinfo.ch.
Shqiptari nga Durrësi thotë se është shumë i dëshpëruar. “Atje më lindi djali, më dha shteti 600 euro. Jam shumë i dëshpëruar për të gjitha këto që po na bëjnë. Atje na jepnin 1600 euro në muaj për shpenzime, dhe ne i kursenim. Këtu po hamë kursimet e azilit, dhe më pas të mbytemi se punë s’ka, e asgjë nuk ka”, thotë prindi i katër fëmijëve.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën