Integrimi
E bija do të ndryshojë gjininë: Kosovari e kërcënon atë me vrasje dhe shpallet i pafajshëm
Gjykata e qarkut në Mels ka liruar një baba nga akuza e detyrimit. Ai akuzohej se ka kërcënuar me vdekje vajzën e tij transgjinore, sepse donte të operohej për ndryshimin e gjinisë
“Në këtë rast nuk ka viktima”, është deklaruar avokati i të pandehurit të premten para gjykatës së Qarkut në Mels, St. Gallen. Të paktën në sallën e gjyqit, viktima e pretenduar mungon. Ajo ka hequr dorë dhe nuk dëshiron të kundërshtojë babain e saj.
Akuza që e ngarkonte kosovarin ishte detyrimi, transmeton albinfo.ch. Dhe për shkak se kjo është vepër penale që ndiqet mbi bazë zyrtare, procesi zhvillohet, pavarësisht nëse dëshiron apo nuk dëshiron viktima.
Një thirrje emergjente të dielën, më 18 gusht 2019, në orën 21:01 është rasti që ka sjellë këtë proces para gjykatës. Babai i saj donte ta rrihte ose edhe ta vriste, kishte thënë personi në anën tjetër të linjës, i cili sipas aktakuzës e quan veten Leo, por zyrtarisht ka një emër vajze, shkruan tagblatt.ch.
“Nëse vazhdion kështu, unë, po qe nevoja do të vras”. Veç kësaj, ai kishte thënë se do ta rrihte ditë e natë derisa të `shërohej`”.
Kriza e identitetit arrin kulmin me tentativën për vetëvrasje
Sipas aktakuzës, ai nuk ishte i gatshëm të pranonte që fëmija i tij ndihej si djalë dhe madje dëshironte t’i nënshtrohej një operacioni për të ndryshuar gjininë. Menjëherë pas alarmit janë marrë masa të ndryshme për mbrojtjen e viktimës 17-vjeçare. Kosovari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ku ka qëndruar për gjashtë javë. Është bërë një kontroll shtëpie, është vendosur një këshilltar dhe është aktivizuar menaxhimi kundër kërcënimeve.
Kërcënimi megjithatë pati një efekt dhe operacioni për ndryshimin e gjinisë nuk u zhvillua kurrë, sipas aktakuzës. Leo gjithashtu u kthye në shtëpinë e prindërve të tij/saj. Më 30 shtator ai deklaroi mosinteresimin për procedimin penal të rastit. Por, dy javë më parë ishte përpjekur të bënte vetëvrasje.
“Unë e shoh atë aktualisht si djalë”
Ajo që ndodhi në gjykatë tingëllon më pak dramatike. Ai “nuk e dinte” përse vajza e tij kishte thirrur numrin e urgjencës, thotë i akuzuari, trasnmeton albinfo.ch. Atë ditë ajo i tha se donte të ndërpriste praktikën e saj në një dyqan optike dhe të bënte një operacion për ndryshim gjinie. Për këtë të fundit ka ende kohë, ishte përgjigja e tij. Por mësimin (praktikën) nuk bënte ta ndërpriste.
“Sot thotë diçka nesër thotë diçka tjetër”, thotë i akuzuari i pyetur se si e ka pritur dëshirën për ndryshim gjinie. “Nuk e kam idenë,” përgjigjet ai kur u pyet nëse fëmija i tij, tashmë i rritur, ndodhet në trajtim psikiatrik.
Babai i vajzës ndjek seancën pa emocione të dallueshme. Komunikon “në trekëndësh” me gjyqtarin. Ai i merr pyetjet në dialekt (gjermanisht) dhe përgjigjet e tij të shkurtra në gjuhën shqipe ia kthen përkthyesit të gjykatës.
“Një përshkallëzim me paralajmërim “
Prokurorja flet në gjykatë për një “përshkallëzim me paralajmërim”, transmeton albinfo.ch. Ai kishte tërhequr më parë vëmendjen me kërcënimet ndaj familjarëve dhe në marrjen në pyetje kishte deklaruar se “ndoshta” e kishte goditur fëmijën e tij.
Nga ana tjetër, avokati mbrojtës pretendon se prokurori po i nënshtrohet paragjykimeve dhe kërkon të imponojë imazhin e një klani familjar patriarkal në rastin e familjes së klientit të tij. Ai gjithashtu ka theksuar se deklaratat nga marrja në pyetje janë të pavlefshme sepse i akuzuari nuk është informuar për të drejtën që kishte për të hequr dorë nga dëshmia.
Një temë e rëndë në çdo familje
“Është fëmija im dhe unë e di si është puna me të”, thotë babai në fjalën e tij mbyllëse. Dhe thotë se është i pafajshëm. “A jam i pafajshëm?”, sigurohet ai edhe njëherë pasi gjyqtari ka shpallur gojarisht shpalljen e pafajësisë.
Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm.
Gjyqtari shpjegon se çështja e ndryshimit të gjinisë është e vështirë pavarësisht prejardhjes kulturore, përcjell albinfo.ch. Dhe e argumenton këtë në mënyrë të ngjashme me babain: “Të rinjtë e kësaj moshe kërcejnë përpara dhe mbrapa, ndryshojnë qëndrimet”. Mbi të gjitha, megjithatë, nuk ka mundur të provohej akti i detyrimit, pasi nga deklaratat e pakta të viktimës së pretenduar nuk mund të konkludohej se ai/ajo në të vërtetë kishte për qëllim të kryente një operacion të tillë.
Gjyqtari deklaron gjithashtu të pavlefshme deklaratat nga marrja në pyetje. Përveç kësaj, kërcënimi i bërë nga babai nuk mund të ndiqet penalisht sepse është vepër penale që ndiqet vetëm nëse e dëshiron i dëmtuari.
nëse në të vërtetë nuk ka asnjë viktimë në këtë rast, mbetet për t’u parë. Por ajo që dihet tashmë është se nuk ka asnjë fakt të verifikueshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi i “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi i “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025