Kosova
E ardhmja e shëndetësisë, që po largohet nga Kosova
Gjatë këtij viti deri më 28 korrik, Oda e Mjekëve të Kosovës, ka lëshuar gjithsejtë 76 certifikata për largim nga vendi
Kuadri specialistik mjekësor, po vazhdon të ikë nga Kosova me qëllim për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës.
“Vetëm në katër vitet e fundit në Kosovë, kanë kërkuar certifikatë për largim 400 mjekë”, këtë e ka bërë të ditur për Albanian Post kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.
Sejdiu këtë e konsideron shqetësuese, ndonëse thotë se ka arsye të shumta pse mjekët po kërkojnë që të largohen nga Kosova.
“Arsye kryesore e tërheqjes së certifikatës mbi të kaluarën Etike dhe Profesionale del të jenë kushtet e punës, në kuptim të ambientit të vendit të punës, cilësia e shkollimit specialisitik dhe të ardhurat e ulta”.
Ai vlerëson se e ardhmja e shëndetësisë është duke u larguar nga Kosova.
“Duke u nisur nga fakti që mjekët tanë të cilët po ikin nga shëndetësia kosovare janë të kualifikuar dhe të gatshëm për t’u kyçur në fushën e shëndetësisë, pra janë të gatshëm për treg të punës në fushën e shëndetësisë”, tha Sejdiu, përcjell Albinfo.ch.
Mirëpo ai shprehet se, “ky shqetësim rritet kur kemi parasysh faktin se përafërsisht 80 për qind e të diplomuarve në Fakultetin e Mjekësisë largohen, pra një deficit i dukshëm qysh në fillim”.
Thotë se institucionet tona duhet të ndërmarrin diçka për të ndaluar ikjen e mjekëve.
“Institucionet tona duhet të reflektojnë dhe të krijojnë një politikë dhe strategji më të mirë me anën e të cilës do t’u jepej mundësia që të kontribuonin në vendin tonë, pasi që mosha mesatare e këtyre mjekëve është e re (31 vjeç) dhe kontributi i tyre në shëndetësi është i padiskutueshëm dhe i pazëvendësueshëm”, potencoi Sejdiu.
Kurse, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Xhemajl Selmani, shprehet se e gjitha kjo po ndodh shkaku i ndjenjës së pa perspektives.
“Vështirësitë në punësim, kushtet e rënda të punës, paga e vogël, rrezikshmëria në punë, janë arsyet kryesore të cilat i bëjnë kolegët tanë të ri që të kërkojnë perspektivën e tyre jashtë vendit”, deklaron Selmani.
Ai këtë po e konsideron si ngufatje ndaj sistemit shëndetësorë, nga politikat e këqija shtetërore.
“Mos miratimi i ligjit për sigurime shëndetësore; Anulimi i ligjit mbi pagat; sistemi i keq i prokurimit; Pamundësia për ngritjen dhe edukimin e vazhdueshëm profesional”.
E jo vetëm moshat e reja kërkojnë që të largohen nga Kosova. Selmani thekson se edhe vetë do të kishte ikur.
“Në fakt, edhe ne që jemi mbi 50 vjeç kishim ikur, por shumica nga ne kemi kaluar periudha të këqija para lufte dhe kemi filluar pas lufte me shpresa të mëdha për prosperitet të vendit por edhe personal dhe kaluam gjithë këtë kohe e si duket jemi adaptuar në këtë katrahurë gjysmë funksionale!”.
Problemi i ikjes së mjekëve nga Kosova, ka filluar që në vitin 2016 kur qeveria ndaloi së hapuri konkurset për specializantë.
Ndërsa, profesionistë shëndetësorë tashmë kanë deklaruar se për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa urgjente, në mënyrë që të zvogëlohet numri i ikjes së mjekëve nga Kosova.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, njëjtë si secila qeveri tjetër, nuk është se ka prezantuar plan specifik për ikjen e specialistëve mjekësorë.
Planet qeveritare, sipas asaj që është prezantuar deri më tani, janë dhënë kryesisht si platforma të përgjithshme, ku nuk flitet për probleme specifike të shëndetësisë. Dhe derisa qeveritarët ndërrohen, ikja e mjekëve të rinj mbanë ritmin e njëjtë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit