Lajme
Akademia suedeze i ndan çmimin Nobel, megjithëse e adhuronte Milosheviqin
Peter Hankde, shkrimtari austriak 76-vjeçar sot ka fituar çmimin Nobel për letërsi, nga Akademia suedeze.
Shkrimet e Peter Handke kanë qenë kontroverse. Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet e 90-ta.
Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish-liderit serb dhe të dyshuarit për krime lufte, Slobodan Milosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte, pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid.
Shkrimtari austriak një herë kishte mohuar masakrën serbe në Srebrenicë.
Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.
Në vitin 2006, pas kritikave për pjesëmarrjen në funeralin e Slobodan Millosheviqit, nominimi i Peter Handkes për çmimin “Heinrich Heine” prej 50 mijë eurove ishte anuluar nga Këshilli i qytetit të Dyseldorfit. Shkrimtari më pas kishte thënë se nuk do ta pranonte çmimin, shkruan DW.
Anëtarë të ansamblit të Berlinit e quajtën anulimin e çmimit si “sulm ndaj lirisë artistike” dhe inicuan “Çmimi Heinrich Heine Berlin” që arriti të grumbullonte të njëjtat të holla, por që Peter Handke nuk i pranoi, duke kërkuar që të hollat të dhurohen për enklavat serbe në Kosovë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?