Lajme
Dyshohet se ngrënia e lakuriqëve në Kinë ka përhapur Koronavirusin (VIDEO)

Një grup shkencëtarësh kinezë raportuan sot se burimi i mundshëm i virusit vdekjeprurës, Koronavirus, janë disa gjitarë, bazuar në analizën gjenetike. Sidoqoftë, disa fotografi të publikuara nga një restorant kinez tregojnë se këta gjitarë janë në menynë e tij dhe njerëzit i konsumojnë.
Gjetjet e shkencëtarëve u botuan Journal of Medicalology dhe raportojnë se personat e infektuar ishin të ekspozuar ndaj specieve të ndryshme të egra përfshirë edhe gjitarët që po dyshohet se janë burim i virusit, si dhe disa nga kafshë tjera si gjarpërinjtë apo shpendët.
Një analizë e detajuar që zbuloi se është një lloj i ri i virusit që është përzierje e dy koronavirusëve tjerë: njëri vjen nga lakuriqi dhe tjetri nga një burim i panjohur. Ky grup paraqiti prova se virusi para se të kalonte tek njerëzit ishte i pranishëm te një specie, bazuar në shenja të caktuara biologjike në proteinat sipërfaqësore të virusit. Këto proteina janë ato që lejojnë që viruset të kalojnë lehtësisht qelizat njerëzore.
Kështu që sipas shkencëtarëve, në një moment ky virus nga disa gjitarë ka kaluar tek gjarpërinjtë dhe është përshtatur mirë e tij imunitar. Më vonë, njerëzit në tregun e Wuhan ose duke i prekur ose ngrënë mish gjarpri u infektuan.
Por imazhet që shfaqen nga Wuhan dhe të publikuara nga Daily Star Online, ofrojnë një shpjegim tjetër, madje edhe më të rëndë. A mund të ketë ndodhur që virusi ka kaluar drejtpërdrejt te njerëzit nga lakuriqët?
Kultura të ndryshme hanë ushqime ekzotike dhe kinezët janë të njohur për disa mishra që shumë të tjerë i bëjnë të vjellin. Por supë me lakuriq?! Çuditërisht është shumë e popullarizuar në Kinë dhe konsiderohet një delikatesë atje.
Pamjet e publikuara nga qyteti që u përhap virusi tregojnë për këtë supë ku është i zier një lakuriq në pjatë. Ndërsa, një video tjetër tregon një vajzë duke futur tërë krijesën në gojë ndërsa drekon me miqtë.
Nëse lakuriqi ishte konsumuar nga njerëzit, ky është një burim i mundshëm i virusit që arrin te njerëzit, pasi disa organe po krijojnë baza për viruse, shkruan Klankosova, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino Gjatë një kontrolli të bërë në Ticino, zyrtarë nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare...
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
-
Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritja e popullsisë nga migracioni, nxit debat Popullsia e Zvicrës ka arritur në nëntë milionë, duke u rritur me 25% që nga viti...
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
Pse mund të mos jeni më në gjendje të zgjidhni mjekun tuaj në Zvicër