Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/01/ferizaj-528x396.jpg)
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bilanc pozitiv i festës “Albanifest” në Winterthur Këtë vit për herë të parë në kuadër të festës është prezantuar edhe kultura shqiptare, përmes...
-
Ku janë dhe ç` bëjnë mërgimtarët e moçëm në Zvicër
-
Tre breza të shqiptarëve në Zvicër: Dikur krahë pune, e sot…?
-
“Bashkimi” nga Usteri, pjesë e paradës së kostumeve tradicionale zvicerane
-
Kurti u drejtohet mërgimtarëve: Kosova ju pret krahëhapur
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Ja si shfaqen bllokimet e trafikut nga askund Gjatë festave të fundvitit, rrugët janë plot. Shembulli më i mirë negativ është bllokimi i trafikut...
-
Zvicër: Qiratë e larta po i shtyjnë personat me të ardhura të ulëta në varfëri
-
Zvicra do të rrisë tarifat për të mbuluar kostot e rregulloreve mjedisore
-
Ushtria zvicerane ndihmon me helikopterë zonat e përmbytura
-
Emigracioni evropian në Zvicër rritet me 29%