Bota
Dyshime të errëta të mjekut gjerman për refugjatët
Dyshimi i tij është se shumica e refugjatëve ia mësyejnë Gjermanisë me qëllim që të trajtohen falas. Këtu bëjnë pjesë personat nga Sierra Leone dhe Azerbajxhani
Një mjek nga Bavaria e Gjermanisë i ka dhënë fund misionit të tij: Ai është përkujdesur për refugjatë në një qendër strehimore, ndërsa tani e përfundon këtë aktivitet.
Njerëzit janë “të pacipë” dhe kërkojnë gjithnjë e më shumë. Këtë e pohon një mjek nga Deggendorfi (Bavari) përmes të javores gjermane “Die Zeit”.
Shumica e refugjatëve për të cilët ai është përkujdesur, nuk kanë qenë aspak të sëmurë. Ata më me dëshirë e kanë preferuar masazhin e muskujve të lënduar, është mendimit mjeku i cili do të mbetet anonim. Po ashtu, disa kërkojnë edhe operacione të shtrenjtë të dhëmbëve. Mjeku bavarez ka shpikur një emër të posaçëm për këta persona: “Turistë mjekësor”.
Dyshimi i tij është se shumica e refugjatëve ia mësyejnë Gjermanisë me qëllim që të trajtohen falas. Këtu bëjnë pjesë personat nga Sierra Leone dhe Azerbajxhani, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Mirënjohës për shërbimin e pranuar janë vetëm disa persona të paktë. Mjeku është i mendimit se vetëm një nga 41 persona ka thënë “falemnderit”, duke i cilësuar si “të paturpshëm”.
Një dyshim tjetër i mjekut: Pacientët e tij kanë kërkuar medikamente kundër dhimbjes dhe viagra, në mënyrë që të bëjnë tregti eventuale me to.
Por, tani mjeku është dorëzuar! Ai nuk do të punojë më në qendrën e strehimit. Para tre vitesh gjendja ka qenë krejtësisht ndryshe: Në fluksin e refugjatëve në vitin 2015, ai i ka trajtuar azilantët me vrull të plotë. Atëbotë, mjeku kishte punë me refugjatë që kanë qenë viktima të luftës në Irak dhe në Siri. Ai spjegon se ka pasur pacientë me plagë të rënda të këmbëve dhe këmbë të shumta të stërmbushura me copa xhami.
Por, ajo kohë tashmë ka kaluar, pasi nuk ka më pacientë të tillë. Mjeku gjerman në qendrën e strehimit do të qëndrojë deri në fund të muajit maj, e më pas do t`i skadojë kontrata, të cilën nuk e ka ndërmend ta vazhdojë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik