Bota
Dyshime për lidhjet e policisë me ekstremistë të djathtë
Plot 6.000 vetë u mblodhën për të ngritur zërin ndaj të huajve, duke marrë shkas nga ky episod, e 1.500 protestues kundërshtarë iu vunë përballë
Në Gjermani ka dyshime për lidhje të ekstremit të djathtë me policinë. Përplasjet e dhunshme në Chemnitz rezulton të kenë qenë pasoje e rrjedhjes së informacionit mbi mandat-arrestin e përgatitur për një irakian të konsideruar si i dyshuari kryesor i vrasjes së një 35-vjeçari gjerman.
Flet-arresti me emrin e plotë të 22-vjeçarit irakian, që u bë shkas për protestat e dhunshme në qytetin lindor gjerman, u postua në Twitter nga Lutz Bachmann, themelues i grupit të ekstremit të djathtë “Pegida”.
Policia në Chemnitz është përballur me një rrebesh kritikash, sepse nuk ishte e mirë përgatitur për protestat e demonstruesve ksenofobë mbrëmjen e së dielës, në vazhdën e goditjes fatale me thikë të viktimës së identifikuar vetëm si Daniel H., shkruan “TCH”.
Plot 6.000 vetë u mblodhën për të ngritur zërin ndaj të huajve, duke marrë shkas nga ky episod, e 1.500 protestues kundërshtarë iu vunë përballë, përcjell albinfo.ch.
Situata degjeneroi shpejt në dhunë dhe trazirat vazhduan deri mbrëmjen e së hënës.
Në slogane që disa i përshkruajnë si reminishenca të erës naziste, disa nga tubuesit thërrisnin: një i huaj i vdekur për çdo gjerman të vdekur!
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut