Kosova
Dyfishohet numri i vizave Shengen, të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë
Ambasada e Zvicrës, në një përgjigje për albinfo.ch tregon se gjatë vitit 2022 në Kosovë janë lëshuar 41 mijë e 733 viza nga numri i përgjithshëm, dyfish më shumë se në 2021 që ishin 20.259 viza.
Duke qenë se shtetasit e Kosovës ende nuk kanë liberalizim të vizave për të udhëtuar në zonën Shengen, ata zgjedhin të aplikojnë për viza të ndryshme, në shumë shtete të Evropës, qoftë edhe për një vizitë turistike ku ata dëshirojnë.
Albinfo.ch raporton se gjatë vitit 2022 Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar 41 mijë 733 viza.
Vlen të theksohet se këto viza të lëshuara nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë janë të llojit: “Viza C” dhe “Viza D” të Shengenit.
Ambasada e Zvicrës, në një përgjigje për albinfo.ch tregon se gjatë vitit 2022 janë lëshuar 39,483 viza të kategorisë C*, ku hyjnë vizitat familjare, biznesit dhe ato turistike.
Ndërsa viza të kategorisë “D”* ishin 2 mijë e 250 viza, kryesisht për bashkim familjar, viza pune dhe viza studentore.
Pavarësisht se shteti i Zvicrës njihet si një shtet që nuk lëshon shumë viza, sidomos viza pune, sikurse Gjermania këtë vit ka shënuar dyfishin, për dallim nga vitet e tjera.
Kujtojmë se në vitin 2021 kjo ambasadë lëshoi 20 mijë e 259 viza, ndërsa në vitin 2022 kjo ambasadë lëshoi vetëm 2 mijë e 334 viza.
Sqarim:
Viza Shengen e tipit C
Ju mundëson të qëndroni në zonën Shengen më së gjati deri në 90 ditë. Ajo është veçanërisht e përshtatshme për aktivitete turistike, vizita familjare, udhëtime pune, kurse afatshkurtra të gjuhës ose për të marrë pjesë në aktivitete dhe kongrese. Viza klasike Shengen e tipit C përfshin viza turistike për Zvicrën; Vizë biznesi ose vizë vizitori në Zvicër. Ajo që duhet të dini: për një vizë vizitori ju nevojitet një letër ftesë.
Viza Shengen e tipit D (e quajtur edhe vizë kombëtare)
Kjo vizë mundëson të drejtën e qëndrimit më të gjatë se 90 ditë. Kjo vizë është e përshtatshme për qëndrim afatgjatë me qëllim studimesh, pune, martese ose bashkim familjar. Shembuj klasikë të vizës Shengen të Zvicrës të Llojit D janë: viza zvicerane e punës, për t’u punësuar në Zvicër ose viza zvicerane për martesë, që shërben për martesën me një shtetas/e zviceran/e. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center St. Gallen: Të mashtruarit kanë humbur, sipas rastit, midis 600 dhe 690,000 franga. Në total, shuma...
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
-
Ka plagosur rëndë shokun e tij, Gjykata Kantonale konfirmon fajësinë e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë kërkuar nga qytetarët që janë të sëmurë, së pari të...
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?
-
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme dypalëshe