Shkurt.ch

Dyfishohet numri i të sëmurëve nga kanceri i lëkurës

Në gjithë botën, vetëm në Australi dhe në Zelandën e re ka më shumë të sëmurë nga kjo sëmundje se sa në Zvicër

Brenda njëzet viteve të fundit, është dyfishuar numri i zviceranëve të prekur nga sëmundja e kancerit të lëkurës. Këtë vlerësim e ka bërë sot Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) në një paraqitje për medie.

Në gjithë botën, marrë në përpjesëtim me numrin e banorëve, vetëm në Australi dhe në Zelandën e re ka më shumë të sëmurë nga kjo sëmundje se sa në Zvicër.

Sipas zyrës në fjalë, shkak për numrin e madh të të sëmurëve nga ky lloj kanceri, veç rrezeve të diellit është edhe ekspozimi në solarium, shkruan drs.ch.

Sipas një sondazhi, çdo e dyta zvicerane dhe çdo i katërti zviceran ka deklaruar se tashmë ka shfrytëzuar solariumin për rrezitje. Ndërsa Zyra Federale për Shëndetësi thekson se shfrytëzimi i solariumeve përmban një rrezik potenciual për shëndetin.