Shkurt.ch
Dyfishohet numri i azilkërkuesve nga Maqedonia
Gjatë korrikut të vitit 2012 janë paraqitur në Zvicër 2.789 kërkesa të reja për azil. Bëhet fjalë për 10 për qind më shumë se muajin e kaluar.
Përveç Eritresë dhe Nigerisë, vendi i tretë me më shumë azilkërkues në Zvicër është Maqedonia. Kërkesat për azil që vijnë nga ky vend ballkanik janë dyfishuar. Edhe numri i azilkërkuesve nga Serbia është rritur ndjeshëm, thonë nga Zyra Federale për Migracion.
Zyra Federale për Migrim bën të ditur se ka regjistruar një numër të madh të azilkërkuesve, të cilët janë të lejuar të hyjnë nga vendet e tyre pa vizë në Zvicër. Nga Maqedonia janë pranuar 210 kërkesa azili në korrik, e nga Serbia 187.
Kërkesat për azil vazhdojnë të rritet në Zvicër edhe nga vendet e Afrikës Veriore, si Tunizia e Maroku. Megjithatë, kërkesat për azil po bien nga Afganistani.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kërkuar azil në Zvicër është rritur për 5 për qind në 20.185
5 për qind është rritur edhe numri i të riatdhesuarve muajin e kaluar. 704 persona, të cilëve iu është mohuar azili janë kthyer në vendin e tyre ose në bazë të marrëveshjes së Dublinit në një shtet tjetër.
Në shtatë muajt e parë të këtij viti Zyra Federale për Migracion i ka shqyrtuar 14.844 kërkesa azili, që është 42% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











