Lajme

Dyfishohen kalimet e jashtëligjshme përmes Ballkanit Perëndimor

Itinerari me numrin më të lartë të kalimeve të jashtëligjshme kalon përmes Ballkanit Perëndimor, ku janë vërejtur plot 11.700 raste vetëm në dy muajt e parë të 2022-ës.

Thënë ndryshe, Frontex raporton se shifrat janë dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit të shkuar.

Vetëm në shkurt, 5.700 emigrantë janë përpjekur të kalojnë në shtetet e Europës, duke përdorur këtë itinerar, ndërsa kombësitë që mbizotërojnë janë sirianët dhe afganët.

Numri i përgjithshëm i kalimeve të jashtëligjshme në kufijtë e jashtëm të unionit gjatë dy muajve të parë të vitit është rritur me 61 për qind, raporton agjencia që kontrollon kufijtë e vendeve të zonës Schengen.

Autoritetet kanë regjistruar 11.850 kalime të jashtëligjshme në kufijtë e shteteve të Bashkimit Europian, shifër e cila shënon një rritje prej një të kartën krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të shkuar.

Në shifrat e mundësuara nga Frontex nuk janë të përfshira kalimet e refugjatëve ukrainas./Euronews.al