Lajme
Dyfishohen infektimet me COVID-19 në Itali
Italia ka raportuar 259 vdekje nga coronavirusi dhe ka shënuar 170,844 raste të reja në 24 orët e fundit. Një ditë më parë, ky shtet kishte raportuar 140 vdekje dhe 68,052 infektime.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se Italia ka shënuar 138,045 vdekje që nga shpërthimi i pandemisë në muajin shkurt të vitit 2020, dhe ka raportuar 6.57 milionë raste deri sot.
Pacientët e shtrirë nëpër spitalet e vendit, pa përfshirë ata që janë në kujdes intensiv, janë 12,912 në krahasim me 12,333 një ditë më parë.
Në Itali, afër 80 për qind e popullsisë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe rreth 30 për qind kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër coronavirusit.
Qeveria italiane në fund të vitit 2021, ka vendosur kufizime edhe për udhëtarët, përfshirë edhe ata brenda Bashkimit Evropian.
Të gjithë qytetarët duhet t’i nënshtrohen testit për coronavirus përpara se të udhëtojnë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë